Nis gjyqi ndaj Nazime Vishes Gjykata i pranon gjykimin e shkurtuar
Familjarët e Nazime Vishës erdhën në Gjykatë për të ndjekur seancën e parë gjyqësore ndaj vajzës së tyre, të akuzuar për vrasjen e Fiqir Muçës.
Gjyqi filloi me kërkesën e avokatës Vjollca Pustina, që dosja ndaj 18 vjecares të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë u pranua nga prokurori dhe Gjykata.
Por pavarësisht pranimit të gjykimit të shkurtuar, Visha mohoj akuzën e ngritur nga prokuroria, atë të vrasjes me paramendim. Sipas avokates, Visha ishte e detyruar të vriste viktimën, për shkak të kërcënimeve, presioneve e dhunës seksuale që ushtronte ndaj saj.
Avokatja akuzoj prokurorin, se nuk e kishin mbrojtur 18 vjeçaren kur ajo e kishte denoncuar përdhunuesin e saj, Fiqiri Muçën. Kallëzimet e familjes se vajzës dhe vet 18 vjeçares nuk janë marrë parasysh nga prokruoria në dy raste, çka solli vrasjen për vetëmbrojtje nga e pandehura.
Për këto pretendime nuk ishte dakord prokurori Blerim Tominaj. Ai sqaroj disa detaje, duke cituar mesazhet që e pandehura i kishte nisur viktimës.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, ata që do të vendosin për dënimin ose jot ë të pandehurës, janë këta tre gjyqtar që caktuan seancën e radhës më 1 prill.