Reformat e deritanishme dhe projekti per kater vitet e ardhshme
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Ekonomikut mbi klimën e biznesit dhe punësimin.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i qeverisë risolli në kujtesë reformat që bënë të mundur zhvillimin ekonomik të vendit, por ndërkohë parashtroi dhe projektin për katër vitet e ardhshme për një progres të mëtejshëm të vendit.
“Falë investimeve Shqipëria arriti të ruajë në kohë më të vështirë të krizës evropiane rritjen ekonomike. Sipas të gjitha statistikave u arrit që vendi të përballojë me sukses ndikimin e krizës. Ne do ta përqendrojmë punësimin në lirinë ekonomike, pasi besojmë se ajo është pasuria e të gjitha pasurive. Në këtë kontekst qeveria ndërmori disa hapa të mëdha, si një nga vendet që nuk takson kapitalin, hoqëm TVSH për inputet bujqësore”, vlerësoi Berisha.
Kreu i mazhorancës shprehu bindjen se në këtë mandat ky kamp vjen me një vizion shumë të qartë, me një numër të studiuar të punësimit në bizneset e reja, në bujqësi, në çdo fushë.
“Të sigurt se këto 4 vite do jenë vitet e uljes së papunësisë në Shqipëri, qeverisja e ardhshme do të krijojë 250 mijë vende pune të reja. Kemi pasur 30% rritje të bizneseve, rreth 50 mijë qyetarë të punësuar në biznese, rreth 35 mijë në të gjitha investimet publike, 20 mijë punonjës në fushat e energjitikës, 10 mijë në teknologjinë e larët të informacionit, 30 mijë në industrinë e drurit. Turizmi punësim të madh në Shqipëri, mbi 150 mijë veta”, vlerësoi Berisha. Sipas tij, i gjithë projekti i punësimit të kësaj qeverisje është dyfishimi i investimeve të huaja.
Vrasja e 11 vjeçarit akt barbar dhe mizor
Kryeministri Berisha e cilësoi si akt barbar dhe mizor ngjarjen e zbuluar dje, ku 45-vjeçari Ardian Prenjasi pasi u arrestua për rrëmbimin e një të mituri rrëfeu se ka vrarë 11-vjecarin Julian Çela. “Rasti i djeshëm është më tragjiku, më tronditëse, barbari e vërtetë dhe nag dje deri sot mund të kem marrë me 100 sms që kërkojnë dënimin me vdekje. Kam mirëkuptim për të gjitha këto, pasi ngjarja është tronditëse, por nga ana tjetër jetojmë në një hapësirë europiane, që me vendosmërinë më absolute ka hequr dënimin me vdekje. Kjo është bërë në respekt të Konventës Europian të të Drejtave të Njeriut”, vuri në dukje Berisha. Por cili është reagimi. “Nuk po rrimë duarkryq. Kemi një Kod Penal, i cili ka ruajtur disa standarde të një kohe tjetër. Ky Kod Penal do ndryshojë. Do i përshtatet kësaj situate. Nëse policia dhe organet e zbatimit të ligjit dhe i vë para ligjit dhe drejtësia u jep dënimin ligjor, atëherë një ekstra masë duhet. Për disa vepra penale, si vrasja në familje për të cilat drejtësia shqiptarë ka qenë e padrejtë, do ketë ndëshkimet më maksimale. Ajo që sot është 25 vjet, do bëhet 40 vjet. Nga 20 do bëhet 30 vjet. Nuk kemi dënimin me vdekje, por përjetë. Do heqim çdo falje për disa krime të cilësuara, si polici, gruaja, gjakmarrja. Në tërësinë e tyre ndaj çështjeve penale, gjykatat funksionon me vendosmëri. Paketa që shkon këtë javë në parlament, do japë përgjigje më të mirë”, u shpreh Kryeministri.