Eurozonë, papunësia rreth 11 përqind

Numri i personave që janë në kërkim të një pune në 17 shtetet që përdorin euron është në nivelin më të lartë që kur u shfaq monedha e përbashkët në vitin 1999.
Eurostat, zyra e BE-së për statistika, tha se papunësia në Eurozonë është rritur në pothuaj 11 për qind në muajin shkurt, dhe momentalisht numërohen rreth 17 milionë të papunë.
Shtatë shtete të Eurozonës kanë një papunësi prej 10 për qind. Spanja ka numrin më të madh të të papunëve, 24 për qind, ndërsa Austria ka nivelin më të ulët të papunësisë, 4.2 për qind.