E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet i penduari: Lul Berisha dhe unë trafikonim femra

Sot është dëgjuar dëshmitari i marrë në mbrojtje, Adriatik Coli ndaj anëtarëve të njohur si Banda e Durrësit me kapo Lulzim Berishën. Por pas disa minutave dëshmi, seanca atakoi në pengesa që sollën sërish shtyrjen saj 

TIRANE-Gjyqi ndaj Bandës së Durrësit mori sot një kthesë pozitive pas dështimit të njëpasnjëshme të seancave muajt e fundit. Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të marrë në mbrojtje, të të penduarit Adriatik Coli ndaj anëtarëve të njohur si Banda e Durrësit me kapo Lulzim Berishën. Por edhe kjo seancë pas disa minutave dëshmi atakoi në pengesa që sollën sërish shtyrjen e dëgjimit të plotë të dëshmisë.

Pas më shumë se 2 vjet e gjysëm nga nisja e gjyqit ndaj të pandehurve, në seancën e sotme ku ishin të pranishëm avokatët, të pandehurit dhe prokurorët e cështjes, më në fund rrëfeu Adriatik Coli. “Jam njohur me Lul Berishën në vitin 1994. Në atë kohë trafikonim femra në Itali”, ishin disa nga fjalët që dëshmitari kyc I kësaj cështje dha sot pasi u pyet nga prokurori. Coli u pyet nga Prokurori për Organizatën e Lul Berishës me shokë dhe në këtë pikë shpërthyen debatat mes avokatëve dhe prokurorëve të cështjes. Avokatët kërkuan që të mos përdoret fjala “Organizatë” pasi sipas tyre nuk ka edne prova që ta dëshmojnë këtë. Ky debat mbi 2 orë e gjysëm shkaktoi zhurmë e pakënaqësi edhe nga të pandehurit e cështjes saqë kryegjyqtari kërkoi menjëherë ndërprerjen e seancës dhe një pushim 30 minutësh. Por, pas kësaj avokatët e të pandehurve nuk u paraqitën me në seancë, duke u rikthyer kështu në shkaktarët e shtyrjes së seancave të njëpasnjëshme ndaj të ashtuquajtrurës Banda e Durrësit.

Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në seancën e sotme nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Coli, një ish/anëtar I bandës sot i penduar nuk ka arritur ende të dëshmojë plotësisht të vërtetat rreth Bandës. Shtyrja e seancave gjyqësore ka arritur record në llojin e vet, seancat janë shtyre plot 95 herë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›