E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, lista e fituesve të rinj

 

Fituesit në universitete duhet të zbatojnë afatet e vendosura nga ministria për regjistrimet. Sipas udhëzimit të këtij dikasteri, kandidatët që janë shpallur fitues në një program të ri  studimi, me një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht, dhe duhet  të regjistrohen në programin e studimit ku janë  shpallur përfundimisht fitues. Kandidatëve që çregjistrohen, do tu kthehet dosja individuale, me dokumentet e tyre.Kandidatët të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen."MASH njofton të gjithë këta kandidatë se në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, sekretaritë mësimore të fakulteteve, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIA,thuhet në udhëzimin e MASH.

LISTA E PLOTE MUND TE SHIKOHET NE VERSIONIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›