E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimet në Universitete, regjistrimet deri më 3 tetor

Nga data 26 shtator deri 3 tetor sekretaritë mësimore të fakulteteve, do të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues 

TIRANË -Sekretaritë e fakulteteve, pas publikimit të rezultateve të fazës së dytë të garës për në universitetet publike të vendit për vitin akademik 2009-2010 po vijojnë regjistrimet e studentëve fitues.
Në këtë fazë për shkak të vendeve të mbetura bosh në degët universitare do të ketë edhe kandidatë që shpallen për herë të parë fitues.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë këta kandidatë se në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, sekretaritë mësimore të fakulteteve, do të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i.
Me përfundimin e këtij procesi të gjitha universitetet publike duhet të dorëzojnë pranë APRIAL, listat e kandidatëve të regjistruar në datë 5 tetor 2009.
Për regjistrimin përfundimtar studenti fitues duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale, me dëftesë pjekurie origjinale; listë notash me fotografi; dokument identifikimi; 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›