BB: Ringjallja e sektorit të Minierave rrit të ardhurat në ekonomi
Ringjalla e sektorit të minierave do të rriste të ardhurat në ekonominë e vendit. Dikur industria minerale e Shqipërisë ka shërbyer si një themel për rritjen industriale. Por pas vitit 1991 pati një rënie të shpejtë në një shkallë të tillë, që operacionet e mbetura arrijnë vetëm rreth 10 për qind të kapaciteteve dhe shumica është dorëzuar ndaj një dekade nën-investmenti, kanibalizimi dhe kalbje. Sipas Bankës Botërore kjo është për të ardhur keq, duke ditur se një sektor i mirë-menaxhuar i minierave mund të rrisë ndjeshëm krijimin e vendeve të punës. Në raportin e saj më të fundit BB-ë ka sugjeruar marrjen e masave për të rigjallëruar këtë sektorin, pasi do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e vendit. Raporti sugjeron një skicë për një program të reformës gjithëpërfshirëse. Gjetjet kryesore në këtë drejtim janë të lidhura me: "Përmirësimin e sektorit të qeverisjes, me një vëmendje të veçantë për përmirësimin e koordinimit midis institucioneve dhe organizatave relevante, si edhe krijimin e një klime transparente të investimeve në mënyrë që të përmirësohet atraktiviteti për investitorët ndërkombëtarë. Përmirësimi i efektivitetit të rregullores, duke përfshirë zbatimin e kontratës mbi operacionet ekzistuese. Fuqizimi i kapaciteteve teknike e institucioneve përkatëse organizative. Drejtimin në trashëgimisë ambientale dhe sociale, dhe çështjet e ndarjes së prurjeve me komunitetin. Mbështetjen për sektorin e zhvillimit përmes promovimit të sektorit". Përfundimi i përgjithshëm i raportit është se reforma e sektorit të ri të mundshëm duhet të theksojë burime të reja natyrore përmes eksplorimit nga prodhues më të vegjël dhe të mesëm ndërkombëtarë të kompanive "junior" të minierave. Zhvillimet e reja të burimeve do të ndërmerren brenda një kornize qeverisjeje të përdorur nga një regjim konkurrent, transparent, të qëndrueshëm dhe jo diskreditues. Edhe pse tani janë shumë të fragmentuara, operacionet ekzistuese do të përmirësohet me futjen e operacioneve të reja me praktikën ndërkombëtare. Përveç kësaj, sektori privat duhet të jetë aktivizuar për të konsoliduar pronësinë e licencës sipas zbatimit të përmirësuar rregullator që parandalon mbajtjen e licencave pa qëllim për të ndërmarrë investime të rëndësishme që do të rezultojnë në zhvillim. Sipas BB-së reforma dhe riforcimi i sektorit të minierave mund të ketë përfitime të rëndësishme për vendin, dhe të kontribuojnë për rritje të qëndrueshme ekonomike përmes krijimit të punësimit, në mënyrë direkte dhe indirekte etj.