E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunon nxenesen pas mesimit

A.Bushi/A.Ndoja

Diber- Nje mesues i shkolles 9-vjecare ne Klej te Trebishtes eshte arrestuar nen akuzen e perdhunimit te nxeneses se tij te mitur pas mashtrimit dhe ngacmimeve te perseritura seksuale. Gezim Cela, 55-vjec, banues ne Tirane, por i punesuar si arsimtar ne zonen e Dibres, u ndalua mesditen e djeshme, menjehere pas rezultateve te analizave te bera ndaj vajzes 15-vjecare, qe flisnin per abuzimin seksual. Megjithese e ka mohuar akuzen e ngritur, burime zyrtare te policise vendore thane per gazeten "KJ" se gjeten gjate kontrollit te baneses se mesuesit te lendes fizike, fiskulture dhe histori, prova qe e implikonin ne krim. Sipas denoncimit te vajzes, ngjarja ka ndodhur me 27 janar te ketij viti dhe ndersa Cela pas aktit i trembur i kishte kerkuar te mos i tregonte prinderve se pastaj do e vrisnin, ka perseritur aktet e tij duke e ngacmuar seksualisht. Ne kete moment e mitura ka vendosur qe t'ia tregoje historine prinderve dhe keta te depozitonin denoncimin ne komisariatin e Peshkopise.

Ngjarja

Ne daten 27 janar te ketij viti, mesuesi qe tashme akuzohet dhe si maniak seksual, pas ores se mesimit i kishte kerkuar nxeneses se tij 15-vjecare qe te mos largohej pasi do i bente konsultime per lenden. Gezim Cela jetonte ne fshatin Klej, ku kishte marre nje shtepi me qira, pasi familja ndodhej ne Tirane me banim. Vajza ka pritur 55-vjecarin, qe ishte edhe mesuesi i saj kujdestar dhe ky i ka kerkuar te shkonte per te blere ushqime ne dyqanin e fshatit. Ndersa ia ka derguar ushqimet tek dhoma ku dhe flinte, Cela dyshohet se e ka futur me force brenda 15-vjecaren, duke e detyruar te kryente jashte deshires marredhenie seksuale. Pas aktit te kryer, sipas deshmise te se demtuares, 55-vjecari eshte perpjekur qe ta joshe ne forma te ndryshme duke i thene qe te mos e denonconte dhe te mbante te fshehte historine. "Nese ti do i tregosh prinderve, ata do me vrasin mua ne shenje hakmarrje dhe ky do ishte nje turp", i ka thene Cela nxeneses dhe kjo e fundit eshte bindur ne momentin e pare. Por historia do te vijonte edhe dite me vone. "Nuk perfundoi ketu, pasi gjate oreve te mesimit ai nisi te me ngacmonte seksualisht dhe me kerkoi te kryeja perseri aktin", i ka thene vajza policise.

Denoncimi

E gjendur ne nje situate te veshtire psikologjike, 15-vjecarja ka vendosur t'u tregoje prinderve historine. Fillimisht ata nuk e kane besuar, por kur ajo ka kembengulur duke thene se e kishte perdhunuar, vendosen te udhetonin deri ne qytet per te kryer denoncimin dhe ekzaminimet mjeko-ligjore. Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen, duke thene se moren ne prani te nje psikologu kallezimin e 15-vjecares qe shoqerohej nga prinderit. Per te verifikuar denoncimin dhe dyshues per rrefimin e te mitures, kane kryer analizat ne spital dhe me pas kontrollin ne banesen e mesuesit Cela. Aty kane gjetur disa gjurme qe mund te sherbejne per hetimet e metejshme dhe menjehere i kane vene prangat 55-vjecarit qe nuk pranoi akuzat e ngritura.

Dosja ne dore te prokurorise, te henen masa e sigurise

Dosja hetimore ne ngarkim te mesuesit Gezim Cela i ka kaluar Prokurorise se Dibres, e cila pritet te dergoje ceshtjen ne gjykate gjate dites se hene per mase sigurie. Akuza e ngritur ndaj 55-vjecarit eshte "kryerje e marredhenieve seksuale me dhune me te mitura". Ekzaminimet gjinekologjike kane treguar se vajza eshte dhunuar seksualisht, duke konfirmuar rrefimin e te mitures. Lajmi i be i fitur edhe nga policia e Dibres, nepermjet zedhenesit te saj, Aldo Puci, i cili u shpreh se nga fillimi i javes numri i te ndaluarve per krime te ndryshme shkon ne 11 persona. Nga keta kater jane nen akuze per dhune seksuale dhe rrembim e perkrahje personi. Te ndaluarit e tjere akuzohen per vjedhje, mashtrime e tentativa per vrasje. Kater dite me pare, 2 vellezer nga Peshkopia rrembyen per dy dite bashkefshataren e tyre duke e dhunuar seksualisht ne nje shtepi te braktisur dhe me pas e lane te lire.

Shkolla

Menjehere pas arrestimit te mesuesit Gezim Cela, Drejtoria Arsimore dhe shkolla 9-vjecare e fshatit Klej te Dibres kane ndermarre pezullimin e tij nga detyra deri ne perfundimin e hetimeve nga prokuroria dhe procesit.

Nxenesja

Nxenesja 15-vjecare bente pjese ne klasen e 9-te te shkolles Klej te Gollobordes, qe ishte dhe nen kujdestarine e 55 vjecarit Gezim Cela. Ajo ishte banuese ne kete fshat dhe nje nxenese mesatare sipas shokeve dhe shoqeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›