Greqi, LAOS kërkon autonominë e Vorio Epirit
ATHINE-Grupi parlamentar i partisë greke LAOS ka dorëzuar në Parlament një kërkesë me disa pyetje drejtuar ministrisë së punëve të Jashtme, “Për detyrimet e harruara të Greqisë ndaj pakicës kombëtare në Epirin e Veriut”, ku ngrihen cështje që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në vendin tonë, pronat si dhe shpalljen e autonomisë së të ashtuquajturit Vorio Epir.
Në deklaratën e tij grupi i deputetëve të LAOS bën një krahasim mes pavarësisë së Kosovës shpallur para tre vitesh dhe autonomisë së Vorioepirit, ratifikuar nga Protokolli i Korfuzit më 17 Maj 1914 e që sipas tyre është akoma aktive.
Më tej deklarata kritikon politikat e qeverive greke, të cilat nuk kanë promovuar në masën e nevojshme cështjen e Epirit të Veriut dhe nuk kanë mbrojtur si duhet të drejtat e minoritetit grek. Në fund deklarata parashtron disa pyetje për ministrinë e jashtme:
a) Kur parashihet të zbatohet "Protokolli i Korfuzit", i cili me ligj mbron të drejtat e Vorioepirit?
b) Çfarë veprimesh do të bëjë qeveria greke për të siguruar regjistrimin e drejtë të popullsisë së Vorioepirit në Shqipëri?
c) Si e stimulon qeveria greke nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio Epirit me tokën mëmë, Greqi?
d) Cili do jetë reagimi i qeverisë greke për marrëveshjet e reja të bashkëpunimit turko-shqiptar?
Deklarata është firmosur nga 16 deputetët e partisë LAOS kryesuar nga Jorgos Karaxhaferis,
Kostandinos Aivalotis
Jorgos Anatolaqis
Vacos Apostolatos
Qiriakos Velopulos
Voridhis Mavrudhis
Spiridon Gjeorgjiadhis
Kostandinos Kiltidhis
Angjel Kolokotronis
John Korantis
Paul Markaqis
Urania Papadhaqis-Papandreu
Athanasios Plevris
Elias Polatidhis
Asterios Rontulis
Aleksander Krisanthakopulos.
(d.b/BalkanWeb)