Flet studentja e plagosur: Isha e lidhur me tetovarin

Studentja Ana Sulçe më në fund ka pranuar të flasë për marrëdhënien e saj me 52-vjeçarin nga Tetova, Agim Emini, i cili u vetëvra dhe plagosi 21-vjeçaren.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerë të policisë, Sulçe ka pohuar se kishte lidhje dashurie me 52-vjeçarin, informon Shekulli.
Përgjigjet e dhënë nga 21-vjeçarja në Spitalin Ushratak kanë qenë kontradiktore ndërsa ka sqaruar se e ka njohur Eminin gjatë një udhëtimi me avion teksa ktheheshin nga Italia në Maqedoni.
Pas bisedës në avion, ata kishin pirë kafe bashkë në Shkup, dhe prej aty Emini e kishte sjellë me makinën e tij në Tiranë.
Vajza ka shpjeguar se, ata kanë mbajtur lidhje bashkë. Ndërsa 6 muajt e fundit, kur Emini kishte nisur të bëhej i bezdisshëm, ajo ishte përpjekur të ndërpriste lidhjen duke e akuzuar për mashtrues, si sebep për t’u larguar prej tij, raporton “ABCnews”.
Për sa i takon ngjarjes së 5 ditëve më parë, Sulçe, ka pranuar se Emini e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ta takonte në Tiranë, vetëm 5 minuta sa për ta sqaruar dhe bindur se nuk ishte mashtrues. Ajo ka shpjeguar se ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit për t’u freskuar sepse aty i kishin thënë se ishte tualeti.
Aty është ndeshur dhe me armën e Eminit, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do vriste veten që ajo ta besonte, ndërsa më pas kishte ndërruar mendim për të qëlluar atë dhe veten.
Sulçe, pretendon se pas shkrepjes së parë Eminit i ishte bllokuar pistoleta pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë çfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital.