OBSH vlerëson progresin në shëndetin mendor në Kosovë

Sipas një raporti të ri publikuar sot nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me seli në Gjenevë, në Kosovë është arritur progresin në fushën e shëndetit mendor. “Shërbimet e shëndetit mendor janë të organizuara në shtatë rajone brenda Kosovës. Koordinimi i përgjithshëm është dhënë nga njësia e shëndetit mendor në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH). Funksionet kryesore të Njësisë për shëndetin mendor përfshijnë administrimin, mbikëqyrjen, monitorimin dhe zhvillimin e politikave. Në Kosovë, shërbimet e shëndetit mendor në të gjitha nivelet mbeten një organizim i vetëm administrativ, që ka linjën e vet buxhetore, sistemin e raportimit, dhe mekanizmat monitoruese…”, thuhet në raport, të cilin medieve iu ka shpërndarë Ministria e Shëndetësisë. Në këtë raport theksohet se Kosova, duke filluar nga një model i kujdesit spitalor pas konfliktit të vitit 1999, më tej ka ngritur një sistem të kujdesit shëndetësor të shëndetit mendor në komunitet.
Tarik Jashareviq, zëdhënës i OBSH-së, ka deklaruar për agjenci të lajmeve se “në këtë raport vend i konsiderueshëm i jepet situatës shëndetësore në Kosovë, sidomos shëndetit mendor. Raporti në pjesën për Kosovën vë në dukje se pas konfliktit, ndryshimet e shpejta politike kanë gjeneruar një mundësi për reforma në fushën e sistemit të shëndetit mendor.
Raporti përfundon me konstatimin se regjionet e Kosovës ofrojnë shërbime të bazuara në komunitet dhe pavarësisht nga sfidat e vazhdueshme, reforma po ecën./Indeksonline/