Fleta e votimit, KQZ nuk vendos emrin e Ilir Metës krah “Bashkë Fitojmë”

KQZ vendosi të shtunën formatin e fletës së votimit për zgjedhjet e 14 Majit.
KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike.
Por në rastin e koalicioneve krah “Bashkë Fitojmë” nuk do të vendoset emri i Ilir Metës, kryetarit aktual të Partisë së Lirisë.
Ka patur debate lidhur me këtë mungesë. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, me një fletë të tillë votimi po shkelet ligji.
Edhe përfaqësuesi i PS kërkoi vendosjen e emrit të zotit Meta në fletën e votimit.
Por në një shpjegim në lidhje me ngjarjen përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, tha se ekzistenca ose jo e emrit të Metës krah koalicionit, nuk ndikon pasi votohet programi jo emri i kryetarit.
Për komisionerin Ilirjan Celibashi principi kryesor në ligj është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas tij e gjitha kjo varet nga dëshira e koalicionit vetë nëse do apo jo.
Përfaqësuesve të Partisë së Lirisë ju dha një orë kohë të vendosin nëse do të vendosin emrin e kryetarit në fletë votimi apo jo. Por në përfundim qëndrimi i tyre nuk ndryshoi.
Krahas koalicionit opozita “Bashkë Fitojmë” nuk do të vendoset emri i Ilir Metës, kryetarit aktual të Partisë së Lirisë.
Fleta e votimit pë kandidatët për kryetar bashkie
Fletet e votimit per keshillin bashkiak
/ rtsh.al /