Morinë/ Tentoi të kalonte kufirin me kokainë e kanabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune (15 prill) në Morinë, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 35-vjeçari me inicialet H. R. Iu gjetën në automjet 52 doza me kokainë dhe 7 doza me kanabis.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/