Fleta e votimit për diasporën, KQZ miraton modelin që do përdoret nga emigrantët

Komisioni Regullator miratoi sot modelin e fletës së votimit që do të përdoret për të votuar të gjithë emigrantët shqiptarë në diasporë.
Përveç elementëve identifikues, në pjesën e pasme u shtuan dy shirita anësorë te dallueshem.
Komisioni qendror i zgjedhjeve do të vijoje punë për përgatitjen e zarfeve dhe materialeve zgjedhore sipas parashikimit ligjor, ndërsa deri më tani në faqen zyrtare të KQZ-s janë rregjistruar mbi 131 mijë persona.
Afati përfundimtar i rregjistrimit si votues është data 4 mars.


/vizionplus.tv