E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletet e votimit KQZ rrezon kerkesen per referendum me votat e mazhorances

Vendimi Propozuesi i plebishitit Popullit i takon te shprehet per krizen politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshte kerkesen per referendum per sa i perket rinumerimit te fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Me 4 vota kunder dhe 2 pro kerkesa per nje vleresim plebishitar te kerkeses per rinumerim eshte rrezuar qe gjate shqyrtimit ne parim. E perfshire ne mbledhjen e djeshme ajo eshte perkrahur vetem nga dy anetaret e majte te KQZ-se Artan Lazaj dhe Pandeli Varfi pavaresisht se ne votimin perfundimtar nuk eshte e qarte se ne cilat raporte do te finalizohej. Gjithsesi rrezimi i kerkeses eshte bazuar ne kontradikten e formulimit te saj ne lidhje me referencat ligjore dhe juridike. Kerkesa keshtu sic e keni hartuar ju kerkon nje ndryshim ligjor pra rinumerimin e fleteve dhe mandej e trajton ate si nje ceshtje te vecante u shpreh me kete rast kreu i KQZ-se Arben Ristani. Me nje kerkese qe do te duhej te merrte pergjigje nga populli dhe me nje argumentim qe e trajton ate si nje ceshtje te vecante nisma ne vetvete ka vetekrijuar pengesa juridike qe e kane skualifikuar ate. Ne te vertete edhe sipas diskutimeve teknike te percjella gjeresisht ne media qe ne momentin fillestar te dorezimit te kerkeses ne vere dyshimi mbi venien ne jete te saj ka qene i pranishem. Interpretimet e dhena me kete rast i kane meshuar faktit se formulimi i kerkeses ne vetvete perben nje problem juridik i cili ose do te kerkonte rishikim ose do te hidhet poshte. Po keshtu dy llojet e referendumeve te percaktuara me ligj si e drejte per te gjykuar me volt mbi nje ceshtje te vecante apo shfuqizimin e nje ligji kerkon asnje adresim te sakte te organit qe do te vendose. Keshtu sipas percaktimeve ligjore dhe kushtetuese kerkesa per referendum per te cilen kerkohet shfuqizimi i nje pjese te ligjit ose i nje ligji ve ne levizje procedurat permes KQZ-se cka nuk ka te njejten vlere per ato kerkesa qe referojne nje ceshtje te vecante. Nje nga nismetaret e kerkeses ne fjale Alban Guri ka qendruar larg ketyre interpretimeve teknike teksa duke folur ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka shpjeguar arsyet e nisjes se saj. Ne mendojme se pas 1 viti krize politike populli duhet te shprehet per kete situate. Une kete nuk e pashe ne diskutimin qe u be theksoi Guri. Ky vendim i KQZ-se ne fakt le te paqarte te ardhmen e nismes per referendum po te mbahet parasysh e drejta per ta animuar ate ne Kolegjin Zgjedhor. Megjithate nje ide e pare mund te nxirret nga vete arsyet e rrezimit te cilat lidhen me bazen ligjore dhe formulimin e saj dhe aspak me qellimin qe udhehiqet nga premisa per te sqaruar nje krize qe mbetet ende ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›