E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje delegacion qeveritar grek sot ne Tirane

Vizita

Mberrin sot ne Tirane nje delegacion i madh i qeverise greke. Pritet qe delegacioni helen te marre pjese ne nje investim grek ne Shqiperi ku i pranishem eshte paralajmeruar te jete edhe kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha. Megjithese ftesa zyrtare ka qene edhe per Kryeministrin grek Jorgo Papandreu mesohet se ne pamundesi te ardhjes se tij ne Shqiperi per shkak te impenjimeve te shumta pritet te vije nje tjeter zyrtar i larte i deleguar nga Papandreu per perurimin e nje spitali grek ne Tirane. Dy kryeministrat Berisha dhe Papandreu jane takuar se bashku jo me larg se nje jave me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate pjesemarrjes se tyre ne sesionin e 65 te Asamblene se Pergjithshme Parlamentare te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›