Fletethirrja per Bashen, u shkel Kodi Penal
Disa nene te Kodit te procedures Penale u shkelen ne rastin e thirrjes se ministrit te Jashtem Lulzim Basha nga ana e Prokurorise se Pergjithshme. Juristet sqarojne se ne rastin e ministrit te Jashtem, eshte shkelur hapur Kodi i Procedures Penale, pasi behet fjale per nje ceshtje te vetme, ne kete rast ajo e rruges Durres-Kukes, me disa te pandehur. Nese gjykata vendosi mbyllje te hetimeve per dy zyrtare, ne te vertete, vendimi percaktonte mbyllje te hetimeve. Kete e pohoi dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama para pak ditesh, menjehere pas vendimit te gjykates. Ajo tha se nuk ishte dakord me vendimin, por theksoi se "per sa kohe ka nje vendim gjykate, hetimet jane bllokuar". "Per shkak te dispozitave te ligjit nuk mund te bejme hetime te tjera", - deklaroi para pak ditesh Ina Rama ndersa dy dite me pare shperndau dy fletethirrje, pak pasi kishte deklaruar se "Gjykata e Tiranes ka vendosur te shfuqizoje vendimin tone per zgjatje te afatit te hetimeve", duke shtuar: "Ky eshte nje vendim gjykate, por ne nuk jemi dakord dhe kete e kemi ankimuar ne Gjykaten e Apelit". Ndersa kishte sqaruar publikisht para gazetareve: "Ne jemi te detyruar te mos bejme asnje veprim hetimor per ato qe kishim parashikuar". Pikerisht pas kesaj deklarate, Ina Rama therret serish ministrin e Jashtem.