Opozita, e ndare te "Deshmoret"
Opozita festoi dje e percare, 64 vjetorin e Clirimit te vendit. I pari qe kreu homazhe ne Varrezat e Deshmoreve ishte kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Se bashku me anetare te kryesise se LSI-se dhe te rinj, Meta vendosi kurora me lule prane Monumentit "Nene Shqiperi" dhe nuk mundi te shmange komentet politike, se dhe lufta e tij per voten e lire eshte per te mos lene pushtimin e Shqiperise. Me pas tek Varrezat e Deshmoreve, mberriti kreu socialist, Edi Rama, i shoqeruar nga funksionare te larte te selise roze, Ruci e Dade, si dhe "ikonat" e socialisteve, Dritero Agolli, Servet Pellumbi e Rexhep Meidani. Ne kete dite, kreu socialist, Rama leshoi mesazhin se, ne emer te se ardhmes, duhet te bashkohen te gjitha energjite. "Bashkim si nje arsye per t'u respektuar, dhe jo nje arsye per t'i treguar njeri-tjetrit ato ane te papelqyeshme te natyres njerezore, te cilat politika e vjeter shqiptare i ka nxjerre ne pah, ne nje skene ku ne vend qe njerezit te diskutojne per te miren e atyre, qe perfaqesojne, rendome kacafyten thjesht per karriera dhe privilegje personale", u shpreh Rama. Kreu i opozites i beri thirrje shqiptareve ne kete feste, qe te bashkohen, duke pasur si udherrefyes idealizmin dhe patriotizmin e atyre qe luftuan per liri. "Te kemi nje Shqiperi qe te mos kete asgje me pak se sa vendet rreth nesh. Shqiperine qe u kemi borxh femijeve tane, me liri e te drejta te barabarta ne BE", theksoi Rama. Sipas tij, mjedisin ku jetojme, ku ballafaqohemi me idete me bindjet tona, me qendrimet tona, nje mjedis qe krijon shprese, nje mjedis qe hap perspektive, nje mjedis ku asnjeri nuk ndihet i tepert dhe ku megjithese askush nuk eshte i domosdoshem, gjithkush eshte i nevojshem. "Gezuar 29 Nentorin dhe te ngreme nje dolli per kete feste, dhe njekohesisht, per te gjithe shqiptaret e shqiptaret, qe sot jane te lire ne Shqiperi, ne Kosove dhe gjetke dhe qe me kete liri, te bejne me te miren", uroi kreu i opozites se majte. Ndonese me heret, kreu i LSI-se Meta shprehu mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe luftuan dhe sakrifikuan edhe jeten e tyre per clirimin e vendit dhe njekohesisht per te gjithe veteranet, per te gjitha familjet e tyre dhe familjet e deshmoreve te kesaj lufte. "Edhe lufta jone per voten e lire eshte nje perpjekje e vazhdueshme, per te mos lejuar Shqiperine qe te pushtohet edhe nga shqiptare te papergjegjshem, te cilet nuk arrijne ta kuptojne dot, edhe pas 18 vjetesh demokraci, qe cdo shqiptar duhet te jete zot i vetes se tij", e politizoi kryetari. Meta duke kritikuar serish kundershtarin e tij, Rama, shprehu keqardhjen, qe ceremonite e 28 dhe te 29 Nentorit, sidomos te 29 Nentorit, tregojne nje mungese serioziteti te shtetit shqiptar, pasi kjo eshte nje feste kombetare dhe nuk ka nje protokoll te unifikuar, gje qe eshte nje turp per shtetin tone. "Megjithate, jam i bindur qe shumica e shqiptareve e festojne sot dhe do te vazhdojne ta festojne gjithnje, sepse eshte nje dite qe mbart nje mesazh te madh. Beteja per clirimin e Shqiperise vazhdon", theksoi ai.