Basha: Pse nuk e jap doreheqjen

Ministri i Jashtem Lulezim Basha beri te qarte dje, se nuk ka ndermend te jape doreheqjen per hetimet e akuzat qe rendojne mbi te per rrugen Durres-Kukes. Perkundrazi, paralajmeroi Prokurorine e Pergjithshme se do te pergjigjet per shkeljet e ligjit qe po ben, duke e thirrur si te pandehur, kur procesi hetimor eshte mbyllur me urdher te gjykates. "Une vazhdoj te ushtroj detyren time dhe do te vazhdoj ta bej kete, per sa kohe te kem besimin e mazhorances. Po zbatoj ligjin dhe cdo veprim e mbeshtetje imja, eshte ndaj qeverise dhe Kosoves", theksoi Basha. Ministri i cili refuzoi dy dite me pare te paraqitet ne organin e akuzes, theksoi se, asnje rresht, asnje fjale asnje shkronje, s'ka te beje me te, ne kete proces hetimor. "Ky eshte nje proces kunder rruges, sepse rruga po ndertohet", reagoi publikisht ish ministri i Transporteve. Duke ju pergjigjur kerkesave te vazhdueshme te Partise Socialiste per largimin e tij nga detyra, Ministri Basha se jo pak por 9 here, PS ka kerkuar nje gje te tille. Kerkese qe ministri e quajti thjesht nje akt te motivuar thellesisht nga lufta e eger politike qe Edi Rama dhe PS i kane shpallur rruges Durres-Kukes. "Edi Rama dhe mercenaret e tij, qe per 8 vjet me radhe, mashtruan shqiptaret dhe Kosoven, qe pas humbjes se pushtetit, sulmuan projektin me te madh te historise, rrugen Durres-Kukes. Qarqet opozitare penguan, e zvarriten per tete vite me radhe shtrimin e rruges me vetedije kriminale", vijoi ministri, duke akuzuar se zvarritja nder te tjera u be qe Kosova te mos kishte akses ne Evrope. Njeheresh ai ka akuzuar se eshte zhdukur dhe taksa "Majko", ne nje shume prej 300 milione dollaresh, nga e cila sipas tij jane perdorur vetem 3-4 milione. Sipas Bashes, kreu socialist Rama, nisi sulmin e eger ndaj projektit te shekullit, sepse ndertimi i rruges komprometon aferen e tij politike. "Me nje sulm te paster politike, mercenaret e Edi Rames brenda ne Prokurorine e Pergjithshme, moren akuzat qe dolen nga zyra e tij, e i nxoren tashme me stemen e organit te akuzes", u shpreh Basha. Ai hodhi poshte te gjitha akuzat e opozites per vjedhje, duke theksuar se tenderi per perzgjedhjen e kompanive te projektimit u be sipas procedurave te tenderimit te Bankes Boterore.