E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, probleme ne porte, ne Fier era shkaterron 3 kioska

Moti i keq, qe ka perfshire bregdetin e Vlores dhe te Durresit, ku ka veshtiresuar lundrimin e trageteve te linjave. Probleme ka pasur dhe ne qytete te ndryshme te vendit. Keshtu ne qytetin e Fierit, tre kioska jane demtuar duke bere qe, hajdutet t'i plackitin duke marre shuma te vogla parash dhe mallra. Drejtori i Drejtorise se Policise se Kufirit dhe Migracionit te Vlores, Myzafer Elezi, tha dje se, per shkak te kushteve te veshtira te motit, ne port do te mberrije vetem nje nga dy tragetet, qe pershkojne kete linje detare. Si pasoje e motit te keq i shoqeruar me ere te forte, forca e dallgeve ne det te hapur arrin ne 7 balle. Si pasoje, eshte pezulluar udhetimi nga ekuipazhi i tragetit "Kapiten Aleksandros" nga porti i Brindisit. Nderkaq, trageti "Red Star", ka mberritur ne Vlore, me te pakten 4 ore me vonese. Probleme jane krijuar edhe ne infrastrukturen e portit.

Ne Fier, tre kioska kane rene pre e vjedhesve ne oret e mesnates duke u gdhire dita e djeshme, duke favorizuar me pas hajdutet qe kane mundur t'i shqyejne ato. Pasi kane hyre brenda kane vjedhur c'te mundin por kryesisht cigare, karta rimbushese telefoni dhe leke. Lajmi eshte konfirmuar nga vete pronaret, nderkohe qe policia nuk ka dale ende me te dhena zyrtare. Sipas pronareve te kioskave, mesohet se rreth ores 23:00 minuta te mbremjes te dy dite me pare, persona te pa identifikuar prej policise duke pare motin e keq me shi dhe ere te forte kane shkuar ne tre kioska qe kane qene prane e prane ne nje segment rrugore, jo me shume se 300 metra duke filluar nga vendi qe quhet "sharre" deri tek kioskat perballe shkolles se mesme rajonale te muzikes "Jakov Xoxa". Ndersa ne Gjirokaster eshte rritur numri i personave qe i drejtohen spitalit per t'u kuruar nga virozat e stines.

Sek. Aktualiteti


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›