Vjedh makina, pranga vellait te Dritan Dajtit
Ornela Hila
Vlore - Bie ne pranga vellai i Dritan Dajtit, pasi eshte kapur me nje makine te vjedhur. Ishte Policia e Vlores qe ka bere te mundur te arrestoje Sokol Dajtin, nga Tirana, i cili eshte vellai i nje prej personave me te kerkuar ne vend. I riu, sic mesohet eshte arrestuar pasi eshte kapur duke udhetuar me nje makine te vjedhur. Gjate arrestimit te tij, eshte ndaluar dhe Endit Limaj, 20 vjec, i lindur ne Vlore por qe aktualisht banon ne kryeqytet. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Vlores, te cilat ne bashkepunim dhe me policite e qarqeve te tjera, kane nisur nje operacion kunder vjedhjes se makinave. Por arrestimet nuk kane mbaruar ketu. Dy te ndaluarit ne bashkepunim me Haki Mustafajn, nga Babica e Madhe dhe Alfred Zijaj, te dy nga Vlora, kane vjedhur ne lagjen "29 Nentori" nje makine "Benz 240 Diesel", me targa VL 15 37 C, ne pronesi te Hodo Hodaj.
Pasi e kane vjedhur makinen se bashku me personat e tjere, Sokol Dajti eshte nisur ne drejtim te kryeqytetit ku me pas do te cmontohej. Por ne "Qafen e Koshovices", nje postbllok policie ka ndaluar makinen dhe ka nisur kontrollet. Gjate kontrollit eshte vertetuar se, makina me te cilen udhetonin dy te rinjte, ishte e vjedhur ne Vlore dhe pronari i saj e kishte denoncuar. Pas kesaj, policia ka vene prangat ndaj dy te rinjve, nderkohe dy bashkepunetoret e tjere jane arrestuar nga efektivat e tjere ne qytetin bregdetar. Nderkohe qe pas, arrestimit te Sokol Dajtit, policia ka nenshtruar dhe nje kontroll ne shtepine e tij. Sipas burimeve te policise, ne garazhin ne pronesi te Dajtit eshte gjetur dhe nje automjet tjeter i tipit "Mercedes Benz" po me targa Vlore, qe sipas hetimeve eshte vjedhur ne date 26 nentor. Burimet thane se, policia aktualisht ka shoqeruar disa persona dhe nderkohe qe ka nisur hetimet dhe per bashkepunetor te tjere te mundshem. Ndaj te ndaluarve eshte ngritur akuzua e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim". Sokol Dajti, ka qene i shoqeruar dhe ne muajin janar te ketij viti ne Tirane.
Kush eshte i shumekerkuari Dritan Dajti
Dritan Dajti, eshte nje nder 10 personat me te kerkuar nga drejtesia shqiptare. Ai u arratis nga Gjykata e Tiranes, ne momentin kur ishte duke shkuar per ne salle te gjyqit, ai kerkoi leje qe te shkonte pak ne tualet. Por aty ai ka marre nje pistolete, qe ishte e fshehur aty dhe pasi ka qelluar ne ajer eshte arratisur nga ambientet e brendshme. Jashte gjykates ishte duke e pritur nje motor, duke u larguar me shpejtesi. Qe nga ajo dite Dajti, nuk eshte arrestuar.