E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet taksisti, ia rrëmbejnë udhëtaren

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi që të njëjtit kanë sulmuar një taksist derisa ai po e mbronte një femër nga kidnapimi. 

Viktima ndodhej në makinen e tij, përderisa të dyshuarit e kishin ndaluar atë dhe nga makina (taksi) e kishin rrëmbyer femrën.

Sipas policisë, taksisti ka marrë lëndime trupore ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti është hapur lëndim i rëndë trupor dhe rrëmbim.

Hetimet në lidhje me këtë rast ende po vazhdojnë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›