E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 20 vjetësh kapet krimineli i shumëkërkuar maqedonas

 Pas 20 viteve arrestohet një nga kriminelët e shumëkërkuar maqedonas, Mile Haxhiski.

Ai këtë javë u arrestua në qytetin francez Avinjon, derisa po fshihej me një identitet të rrejshëm të një shtetasi serb. Haxhiski kërkohej për vrasjen e të dashurës së tij të kryer në vitin 1993 në lagjen Aerodrom të Shkupit, transmeton INA njoftimin e MPB të Maqedonisë.

Mediat franceze gjithashtu informuan mbi arrestimin, pasi që krimineli maqedonas kërkohej përmes një fletëarresti të Interpolit, për shkak të vrasjeve dhe grabitjeve të kryera në Maqedoni dhe Zvicër. Ai u lokalizua dhe më pas u arrestua përmes telefonit celular. Në momentin e arrestimit, ai prezantohej me identitetin Zoran Tomiq. Një kohë të gjatë ka qenë legjionarë dhe i kishte takuar grupit kriminal famkeq "Pink Panter". Kohë më parë ai kishte arritur që të arratiset nga burgu Bua Mermet në Lozanë të Zvicrës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›