E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikin mërgimtarët, bie numri i aksidenteve

Ndryshe nga ditët e kaluara ku në rrugë kishte shumë aksidente, me largimin e mërgimtarëve, numri i tyre ka shënuar rënie të theksuar.

Në njëzetekatër orët e fundit në gjithë territorin e Kosovës kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, prej të cilave 9 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji kishte ditë që shënonte edhe mbi 150 aksidente rrugore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›