Tentim vrasje në Prizren

Është arrestuar një i dyshuar në Prizren, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Nga plumbat është dëmtuar vetura, por nuk është raportuar për të plagosur.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevdet Berisha” dje rreth orës 17 e 30 minuta.
Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje. Rasti është hapur për tentim vrasje./Indeksonline/