Flijohet ish-speciali i FNSH-ve, dyshohet depresioni pas reformes
Fier- Nje ish-polici i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH-ve, i ka dhene fund jetes ne momente depresioni duke u vetevarur ne tualetin e shtepise. Familjaret gjeten trupin e 50- vjecarit Lavdosh Goxhaj, oret e para te dites se djeshme, ne lagjen "Liri" te qytetit te Fierit. Nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje dhe gjate verifikimeve paraprake u konkludua se behej fjale per nje flijim dhe se ne trup nuk kishte shenja te dhunes. Vete familjaret i rrefyen grupit hetimor, se 50-vjecari prej 3 vitesh ishte liruar nga detyra, pasi kishte punuar per nje kohe te gjate ne FNSH-te pas viteve 90-te. Nderkohe qe familja ishte zhvendosur nga Tepelena per te banuar ne Fier para 25 vitesh. Pas daljes ne reforme, 50-vjecari eshte ndjere i brengosur dhe me pas ka kaluar ne nje gjendje depresioni. Ne mbremje, Goxhaj ka shkuar per te fjetur ne dhomen e tij te gjumit dhe mesa duket kishte planifikuar gjithcka me pare. Pas mesnate eshte ngritur nga shtrati duke shkuar ne tualet, ku eshte vetevarur ne llamben elektrike. Familjaret e derguan me urgjence ne spitalin e Fierit, por cdo perpjekje ka qene e kote. Mjeket thane se edhe pse u nderhy per te bere dicka, duket se konstatimi eshte bere me shume vonese. Grupi hetimor po vijon hetimet per te zbardhur ndonje tjeter shkak qe coi ish-specialin drejt flijimit. Priten edhe rezultatet perfundimtare mjeko-ligjore per hetimet e metejshme.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj