E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakroi gruan, flijohet ne qeli

Peqin- Masakrimi i gruas per xhelozi i kthehet ne makth, pendohet dhe vetevaret me carcaf ne qeli i denuari. Artan Halili 27 vjec, me banim ne Krezjarrth te komunes Shirgjan ne Elbasan, u gjet i flijuar ne oren 22:00 te mbremjes se marte, ne dhomen e tij te burgut te Peqinit. Kufoma eshte zbuluar gjate kontrollit rutine te kujdestareve. Nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje dhe dyshohet se akti eshte ndermarre pas pendeses se 27-vjecarit per krimin e kryer dhe njekohesisht humbjen e jetes se babait, pak kohe me pare. Halili ishte denuar me 25 vjet burg, per vepren penale te "vrasjes".

Per te ndjerin nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi, pasi ne ate cast ndodhej i vetem ne dhome dhe eshte varur tek hekurat e dritares se qelise, pa u pikasur nga ndonje tjeter person. Ne vendngjarje kane shkuar ekspertet dhe grupi hetimor, te cilet kane kryer procedurat perkatese dhe kane marre ne pyetje shoket e tij, personelin e sherbimit dhe drejtues te burgut. Ne fund te hetimeve paraprake ekspertet kane arritur ne perfundimin se i denuari Artan Halili, e ka ndermarre aktin veteflijues ne kushtet e tronditjes se thelle nervore.

Vrasja e bashkeshortes ne menyre makabre, mendohet se i ka mbetur ne mendje te denuarit Halili. Edhe gjate seancave gjyqesore ai ishte shprehur se eshte penduar per krimin e kryer. Denimi me 25 vjet burg, vdekja e te atit, Kol Halili dhe ndoshta ndjenja e braktisjes nga te afermit, kane thelluar tronditjen psikologjike te te denuarit. Ai ka vendosur t'i jape fund jetes dhe per kete, ka kerkuar qe te qendroje i vetem ne qeli. Megjithate Drejtoria e Burgut nuk e ka lene te vetem, por edhe pse ka mbipopullim ne dhoma, brenda mundesive, e kane sistemuar ne dhome me nje te denuar tjeter te moshes se re, qe ne ato momente nuk ndodhej ne qeli.

Ne vitin 2007, Artan Halili u denua me 25 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit per vepren penale te vrasjes. Me 24 korrik te vitit 2006, ai ekzekutoi barbarisht ne apartamentin ku banonte, bashkeshorten e tij Antoneta Halili. Shkak i vrasjes ishin motivet e xhelozise. Dyshonte prej kohesh tek bashkeshortja, por pikerisht kete dite ka vendosur ta vrase gruan, pas nje sherri te momentit. Krimi ka ndodhur ne sy te foshnjes 6-muajshe, pasi kishte mbyllur dyer e dritare. Ka shkulur litarin e perdes dhe ka tentuar ta mbyse bashkeshorten prej fyti. E ka terhequr zvarre ne korridor, i ka lidhur duart me sytjenat e saj dhe pastaj ka marre thiken e bukes model sharre, duke e therur nga fyti. Pas krimit ka derguar foshnjen tek prinderit, por me pas u kap prej policise.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›