E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia e terhequr ndaj fitores se Obames

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i cili te parin fjalim para kombit qe nga ardhja ne Kremlin e mbajti nje dite pas zgjedhjeve amerikane, leshoi nje morri akuzash ndaj Shteteve te Bashkuara, si pergjegjese per krizen globale financiare dhe per nje politike raketore agresive ne Evrope. "Ne nuk kemi probleme me popullin amerikane. Shpresojme qe partneret tane ne administraten e re amerikane te bejne zgjedhjet e tyre ne favor te marredhenieve te mira me Rusine", tha Medvedev. Ky i fundit do te udhetoje drejt Uashingtonit me 15 nentor, por nuk dihet nese do te takohet me Presidentin e sapozgjedhur. Permiresimi i raporteve me Rusine do te jete nje nga detyrat me te veshtira per Obamen pasi te marre drejtimin e Shtepise se Bardhe ne janar te 2009-es. Sergei Rogov, drejtor i Institutit per Studime Amerikane e Kanadeze me qender ne Moske, beson se fitorja e Obames shenon nje periudhe te re ne historine amerikane dhe fundin e asaj qe Rusia e ka pare si nje-polarizim nga ana e Uashingtonit. "Dy lufterat e kane lodhur tej mase ushtrine dhe buxhetin amerikane. Veprimet e njeanshme te ndermarra nga administrata Bush, nuk jane me te mundura. Ne kete kontekst duhet te arrihen marreveshje me Evropen, Kinen dhe Rusine per nje mori problemesh. Ka mosmarreveshje serioze rreth futjes se Gjeorgjise dhe Ukraines ne NATO. Obama ndoshta merr hapa te rendesishem drejt zvogelimit te arsenalit berthamor dhe per te luftuar shumimin e armeve te shkaterrimit ne mase", thote Rogov.

Shikimi

Shefi i ri i Shtepise se Bardhe, Barak Obama, shihet nga Rusia si me pak luftarak se rivali i tij Xhon Mekein, i cili kerkoi largimin e Rusise nga G8. Disa zyrtare ruse e shohin zgjedhjen e Obames si dicka pozitive per Mosken.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›