SHBA, e zhgenjyer nga planet ruse
Shtetet e Bashkuara u shprehen te zhgenjyera nga vendimi i Rusise per te vendosur raketa me rreze te shkurter veprimi ne kufi me Bashkimin Evropian. Zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Shon Mekormak, tha se zyrtaret amerikane kane bere perpjekje te shumta per t'iu pergjigjur shqetesimeve ruse lidhur me sistemin e mbrojtjes nga raketat qe ka ne plane, te vendose administrata amerikane ne Poloni dhe ne Republiken Ceke. Zedhenesi ritheksoi garancite amerikane se sistemi nuk ka si objektiv Rusine, por shtoi se Moska ka vendosur tashme t'i beje qendrese ketij sistemi. Presidenti rus Dimitri Medvedev tha te merkuren, ne fjalimin e pare mbi gjendjen e vendit se do t'i vendose raketat ne rajonin e Kaliningradit. Administrata e Presidentit Bush theksoi perseri, se sistemi i planifikuar per mbrojtje nga raketat nuk do te minonte sistemin strategjik rus te mbrojtjes dhe shprehu zhgenjim, qe Moska duket e vendosur te pergjigjet me masa hakmarrese. Komentet e administrates pasojne nje fjalim te Presidentit rus Dimitri Medvedev, ku ai u zotua te vendose raketa te reja ne rajonin rus te Kaliningradit, ne kufi me Polonine dhe Lituanine. Rusia e ka portretizuar planin amerikane per te vendosur raketa interceptore ne Poloni dhe nje radar qe lidhet me sistemin e raketave ne Republiken Ceke si nje kercenim ndaj sigurise ruse, megjithese administrata e Presidentit Bush, nenvizon se sistemi ka si synim te vetem te parandaloje rrezikun e sulmeve me raketa nga Irani apo vende te tjera "te papergjegjshme". Ne fjalimin e tij te pare mbi gjendjen e vendit zoti Medvedev tha se raketat ruse Iskander, me nje rreze veprimi prej afro 300 kilometrash, do te dislokoheshin ne kunderpergjigje te interceptoreve amerikane dhe tha se Moska do te perpiqej ta bllokonte elektronikisht sistemin amerikane. Rusia kishte kercenuar edhe me pare se do te kunderpergjigjej, por komentet e Presidentit Medvedev ishin shenjat e para konkrete te nje synimi te tille. Ne nje konference per shtyp ne Departamentin e Shtetit, zedhenesi Shon Mekormek tha se ende shpreson se Moska do te bindet, se sistemi nuk paraqet kercenim per te: "Pa diskutim, veprimet ruse na kane zhgenjyer. Por dua ta perseris se sistemi i mbrojtjes nga raketat ne Republiken Ceke dhe Poloni nuk ka si objektiv Rusine. Eshte e qarte se numri i vogel i interceptoreve qe do te vendosen ne Poloni eshte i paperfillshem perballe forces ruse", deklaroi Mekormek. Ky sistem per mbrojtje nga raketat, sipas tij, ka si objektiv te sherbeje si mbrojtje nga vende te papergjegjshme, per shembull Irani, i cili po punon per teknologji te raketave me rreze te gjate veprimi