E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fllad impresionist"

25 piktura nga Lian Lutfija jane ne mini-galerine e MTKRS-se. Kjo eshte ekspozita e pare e piktorit qe meton se ka sjelle ekspoziten e tij te pare personale ne atdhe, qe do te vazhdoje deri me 24 prill

Pas shume vitesh, nje piktor sjell ekspoziten e tij te pare ne Atdhe. Lian Lutfija pasi ka kaluar me sukses pergatitjen e 10 ekspozitave mes qarqeve artistike dhe mediatike ne Stamboll, vjen ne kryeqytetin shqiptar ne galerine e MKRS-se. Me konceptin 'Fllad i ri ne artin impresionist' paraqiten 25 tablo, kryesisht ne permasa te medha dhe te punuara ne vaj ne stilin impresionist, ku autori eshte vleresuar edhe nga mediet prestigjioze turke si 'me kendveshtrime te reja pasuruese'. 'Me terheq impresionizmi, sepse mendoj qe artistet e kesaj periudhe jane kuptuar me mire. Sinqeriteti ka impresionuar veprat e tyre. Dhe ne punimet e mia perpiqem te perdor sinqeritet, drite, harmoni, reaksionet ngrohte-ftohte', eshte shprehur per medien Lian Lutfija.

Karriera e piktori shqiptar 31-vjecar po ekspozohet ne Tiranen e femijerise dhe rinise se hershme te tij. Ai ka pasur nje karriere te thjeshte jashte vendit dhe koncepti i tij paraqet pak a shume dhe shprehjen e Xhon Lenon 'Love and Peace'.

Liani ka nisur te pikturoje qe i vogel ne rrethet e piktures ne Pallatin e Pioniereve apo ne Pallatin e Kultures ne Tirane. Nga viti 1992-1996 kryen Liceun Artistik 'I.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi' ne degen e piktures ne Stamboll. Ne 1997 fiton konkursin ne 'USA Milwaukee Institute of Art & Design', ku u mbeshtet edhe me burse. Por nga 1997 - 2004 kryen Universitetin e Arteve 'Arkitekt Sinani', dega pikture po ne Stamboll, ku kualifikohet shkelqyeshem. Me pas karrieren e tij e ka zhvilluar kryesisht ne Stamboll me ekspozita personale dhe kolektive, ku nje prej te cilave eshte edhe pjesemarrja ne Bienalen e Stambollit.

"Me kthimin tim ne atdhe, dua t'u bej thirrje artisteve te rinj me sloganin: 'Qe te jesh krenaria e nje kombi, duhet ne fillim t'i sherbesh atij", shprehet Liani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›