E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te perballet arti shqiptar me krizen?!

Nga Ben Andoni

Ndersa kriza po zbret ngadale, artistet shqiptare duken pak te shqetesuar. Ne vend te se ardhmes se shfaqjeve, repertoreve, te ardhmes se botimeve dhe buxheteve nder kafene- vazhdojne bisedat politike. Botuesit vazhdojne te botojne, por si gjithmone duke u lene nga ndonje klecke te gjitheve. Shfaqje behen... vetem se per artistet mbetet gjithnje e me pak. Krijues, perkthyes, interpretues, kritike enden ne qerthuj dhe te gjithe fajesojne. Ankohen. Perflasin. Po afron Butrinti 2000, por askush nuk e di nese, ky institucion do te mundesoje dot me ketej e tutje ndonje aktivitet prestigjioz.

Ne fakt, nga institucionet e artit, por edhe me shume akoma nga njerezit qe jane pergjegjes per performancen e artit, ka pak rendesi se cfare po ndodh. Duket se pergjigjen te gjithe e gjejne ne kuadratin e lajmeve mediatike. Te gjithe duken se e testojne krizen nga kuotat e Dow Jones?!

A do mund te percjelle kriza, shqetesimin tek artistet shqiptare? Ne fakt, ka kohe qe ajo ka filluar. Kete e gjen teksa flet me botues, me shkrimtare, njerez te letrave qe te permendin handikape pafund. Rendom nuk merren parate, dikush ankohet per me pak shfaqje. Te gjithe kunder te gjitheve.

Nuk mund te dish trend-in e vertete te artit shqiptar sepse ne pergjithesi ne nuk dime ose na mungojne veshtrime statistikore, qe behen nga organizma te specializuara. Ne Shqiperi dhe ato qe jane per kete pune, perdorin dy data-base te ndryshem. Dikush e jep pozitive dhe dikush negative. A do jete e veshtire periudha e Recensionit ne Shqiperi? Kete askush nuk e thote me siguri sepse mendjet e te gjitheve dhe bashke me keto dhe te artisteve shikojne vetem ne nje drejtim: Zgjedhjet e qershorit. Duket se performancat e vetme te ndjekura jane ato te politikaneve, qe te ngarkuar me shpura te tera te rinjsh, parakalojne ne varferite e ndryshme duke premtuar dhe premtuar. Nderkohe kriza po kafshon. Kurse xhepat po behen gjithnje e me te varfer.

A do mundej arti qe te perballonte krizen? Jashte thuhet se eshte shtuar pjesa qe sjell sarkazmin dhe pjesen anti-krize. Tek ne vazhdon patetizmi dhe trend-i i zakonshem. Cehov, klasiket...njesoj...risia dhe pak jazz kete jave. Ne ritmin tone te pandryshueshem te jetes, te energjise dhe krijimit, gjerat levizin fare pak. Mbase, duhet te ishte dora e MKRS-se, qe ne vendet me pak te prekura nga arti, te kishte shfaqje me shume. Te mundesohej lehtesimi psikologjik i njerezve nga ardhja e ngadalte e nje varferie, qe nuk do te shkeputet. Por, kjo nuk ndodh. Se shpejti do te vije stina e veres, ndersa artistet do te marrin pushimet e tyre te stergjata, per t'u kthyer ne pune ne vazhden me te keqe te krizes. Se cdo behet me vone, te behet?! Ne jete ka mbetur parimi kombetar: te behet c'te behet!

Bash, ne kete kohe dhe arti duhet te marre ne dore fatet e veta. Menaxheret, drejtoret, botuesit, vete artistet duhet te perpiqen qe te mendojne per kete periudhe te keqe. Duhet te afrojne, por edhe te mendojne per publikun, per psikologjine e tij- dhe mbi te gjitha qetesimin e psikologjise per xhepat e tij. Te thena ne formen deshirore ato mund te shkaktojne pak ilaritet, por te bera- ato do na lehtesojne te gjitheve. Per fat te keq dhe ne art, Shqiperia eshte e papergatitur per krizen. Ajo nuk ka nje fizionomi te vetem ne art, sepse nuk ka ne fakt, ne asnje fushe te jetes realisht. Ndaj, jo me kot, shqiptaret- te gjithe presin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›