E Diel, 1 Nëntor 2026

Flokë kuqet ndjejnë më shumë dhimbje

TIRANË- Kush i ka flokët e kuq jo vetëm që ka një lëkurë më të ndjeshme, por arrin të ketë një ndjeshmëri dhimbjesh fizike shumë më të lartë krahasuar me të tjerët.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur studimi i kryer nga kërkuesit e Universitetit dhe Spitalit të Southampton, të cilët po çojnë përpara një eksperimentim për të konfirmuar këtë hipotezë dhe për të kuptuar nëse pacientët e flokëve të kuqe kanë më shumë nevojë për një sasi më të madhe anestezie.

Sipas studimit flokët, të cilët janë cilësuar si “ngjyrë karote” janë rezultat i një ndryshimi gjenetik, që ndodh në prodhimin e endorfinës, një analgjezik natyral i trupit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›