E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, kreu i Ujësjellësit i PSshoqërohet me forcë në polici

Të tjera rreth shkrimit Rroshi:Berisha arreston kavajsit KAVAJE- Rreth 30 forca policie, kanë shkuar sot në mëngjes në zyrën e drejtorit të Ujësjellësit, Gentian Daja, përfaqësues i PS-së dhe me forcë e kanë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit të Kavajës. Ai është mbajtur për gati tre orë në komisariat dhe më pas është liruar ndërsa jashtë protestonin qindra qytetarë të Kavajës dhe kryetari i bashkisë, Elvis Rroshi.

Ka qenë ora 08: 30 minuta kur forcat e policisë hynë në ambientet e godinës së Ujësjellësit për ti vënë prangat drejtorit të ri.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe nënkryetarja e kësaj bashkie Fatbardha Biturku thonë se Gentian Dajës i kanë vënë prangat në zyrë dhe më pas e kanë marrë me dhunë për ta shoqëruar drejt komisariatit të Kavajës. Sipas tyre ndalimi është bërë pa asnjë urdhër ndalimi apo shkresë nga prokuroria. dhe Daja është kërcënuar për të mos shkelur më në zyrë.

Aktualisht Gentian Daja ndodhet në prokurori për të bërë kallzim penal për ndalim të paligjshëm. Denoncimi do të bëhet edhe nga Kryetari i bashkisë, Elvis Rroshi, kryetari i komunës, Kryevidh, Fatos Kaja dhe kryetari i komunës së Golemit Agron Agalliu të cilët kanë 60 % të aksioneve të Ujësjellësit . 

DAJA U SHOQERUA NE KOMISARIAT NGA POLICE NGA TIRANA
Daja është mbajtur në komisariat për më shumë se 3 orë, ndërkohë që para komisariatit ishin mbledhur mbështetës socialist, dhe qytetarë të Kavajës, të cilët kërkonin shpjegime për ndalimin e drejtorit. Policia nuk lejonte kryebashkiakun, dhe asnjë tjetër për të hyrë në Drejtorinë e policisë për të mësuar më shumë në lidhje me këtë ndalim. Ndërsa është kërkuar dhe ndihma e Avokatit të Popullit.

Gazetari i shqiptarja.com në Kavajë njoftoi se makinat e policisë me të cilat është bërë shoqërimi i Gentian Dajës, kishin ardhur nga Tirana. Ndërsa nënkryetarja e bashkisë së Kavajës thotë se “forca speciale dhe policia e shtetit, rreth 30 vetë, kanë shkuar në mëngjes në zyrën e drejtorit të Ujësjellësit për ta marrë me dhunë."

KALLZIMI PENAL NDAJ DREJTORIT TE KOMISARIATIT TE KAVAJES
Kryetari i Bashkisë, Elvis Rroshi kryetari i komunës Kryevidh, Fatos Kaja dhe kryetari i komunës së Golemit Agron Agalliu po bëjnë në prokurori një kallzim penal për ndalim të palighshëm ndaj drejtorit të Ujësjellësit. Së bashku me rreth 300 persona, mbështetës socialistë, janë nisur drejt prokurorisë së Kavajës për të bërë kallzim penal ndaj drejtorit të komisariatit të policisë Agron Sulçabana.
“Sulçavana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë dhe për të shkatërruar zyrën. I kanë marrë vulën celëzsin e zyrës me zor dhe nuk ia kanë dhënë duke e kërcënuar që të mos bëj gabim të shkojë në zyrë sepse prapë do ta arrestojnë” – deklaroi kryetari i bashkisë Elvis Rroshi në një prononcim për "shqiptarja.com".

SI U EMERUA GENTIAN DAJA, KONFLIKTI PD- PS PER UJESJELLESIN
 Një javë më parë, Bashkia e Kavajës, e cila ka shumicën e aksioneve të Ujësjellësit, së bashku me komunë e Golemit dhe Kryevidhit mblodhën këshillin mbikqyrës vendosën largimin e Elidon Plakut, përfaqësues i PD-së, nga posti i Drejtorit të Ujësjellësit dhe emërimin e Gentian Dajës në vend të tij. Elidon Plakut i kishte mbaruar mandati ligjor.
 
“Bashkia, komunë e Golemit dhe Kryevidhit përbëjnë 65% të aksioneve të Ujësjellësit. Elidon Plakut i kishte mbaruar afati ligjor i mandatit. E ndodhur në stanjacion të plotë, dhe konform ligjit për shoqërinë tregtare, bashkia kishte afatin ligjor për të mbledhur asamblenë e ortakëve. Kryetarët e komunave të djathta 7 aksionerë që përbëjnë 30 % nuk morën pjesë në mbedhje. Me pas Asambleja e ortakëve mblodhi këshillin mbikëqyrës dhe emëroi Gentian Dajën në krye të Ujësjellësit. Elidon Plaku ka bërë dorëzimin e zyrës, me inventar para një komisioni dhe Gentian Daja kishte 3-4 ditë që vijonte punën në krye të Ujësjellësit."- tregon nenkryetarja e bashkise Fatbardha Biturku.

Ndërrimi i Drejtorit të Ujësjellësit në Kavajë u shoqërua me tension mes te majtëve e të djathtëve. Madje drejtori i komanduar nga demokratët, Elidon Plaku, kërkoi ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se po i dhunohet zyra.Pas mëse një ore e gjysmë debatesh, Plaku ka liruar zyrën për Gentjan Dajën, te zgjedhurin nga këshilli i ri mbikëqyrës i ndërmarrjes së ujësjellësit, që dominohet nga te majtët. Por ish-drejtori bëri padi penale. Sipas gazetarit të shqiptarja.com  ditën e kallzimit penal të dy ishin shoqëruar në polici dhe më pas ishin lënë të lirë.
(sg/redaksia online/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›