E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Masat kundër krimit prioritet, PS: Zbuloni vrasësit e Xhindit dhe Konomit

TIRANË- Ministri i Bredshëm Bujar Nishani raportoi paraditen e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me “Luftën Kundër Krimit të Organizuar” në vend. Ministri Nishani gjatë fjalës së tij duke nënvizuar se "Masat kundër krimit, janë prioritet i qeverisë”,deklaroi se vetëm në vitin 2011 janë goditur 48 grupe kriminale, ndërkohë që 216 persona janë proceduar penalisht.

Nishani nënvizoi si sukses së policisë evidentimin e 91 rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore, ndërkohë që janë vënë në pranga të policisë 129 persona. Operacionet ndërkombëtare dhe lufta kundër narkotikëve sipas minsitrit kanë ndikuar në uljen e kriminalitetit. “Janë realizuar 29 operacione ndërkombëtare. Rritje me 22% të rasteve të sekuestrimit të narkotikëve. Është krijuar zyrë informacioni për monitorimin kundër drogës”,- tha Nishani. Ministri theksoi se vlera e aseteve të sekuestruar nga krimi i organizuar arrin shifrën 1.8 mld lekë, ndërkohë që vetëm për 2011 janë shënuar 86 raste të pastrimit të parave.

Raportimi i ministrit të Bredshëm në Komisionin e Sigurisë ka ngjallur reagimin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, të cilët e kanë akuzuar Nishanin se ka dështuar në punën e tij, pasi nuk ka zbuluar vrasje të mëdha si ajo e deputetit socalist Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit vlonjat Skerdilajt Konomi.

Socialistët kanë kundërshtuar deklaratat e ministrit Nishani për uljen e kriminalitetit në vend, duke theksuar se është rritur pasiguria tek njerëzit, ndërkohë që nuk ëhstë bërë asgjë për kapjen e kriminelëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›