Qeveria e Sirisë pranon planin e paqes së Kofi Anan
DAMASK- Qeveria e Sirisë pranon planin e paqes së raportuesit special të Organizatës Kombëve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe Kofi Anan, për ndalimin e dhunës në vend.
Lajmi u konfirmua sot nga zëdhënësi i Kofi Anan në një deklaratë për mediat.
Plani përfshin kërkesat që të gjitha palët të përfundojnë dhunën, të mundësohet shkuarja e ndihmës humanitare dhe lirimi i të gjithë personave të cilët janë në burg pa të drejtë.
Opozita siriane e ka cilësuar iniciativën e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe si një mundësi për qeverinë siriane që të vazhdoje shtypjen. Anan, i cili ndodhet për një vizitë në Kinë i ka kërkuar presidentit Sirian Assad që t’i përmbahet këtyre angazhimeve.
(el.me/BalkanWeb)