SHBA, Meta Riker: Përparimi i reformave me rëndësi
WASHINGTON- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Washington. Gjatë qëndrimit në SHBA, Meta është takuar me zv/ndihmës sekretarin e Shtetit, Filip Riker.
Takimi është përqëndruar në rëndësinë e përparimit të reformave që e afrojne vendin me BE, për të cilat sic u shpreh Meta, SHBA janë fuqishimisht të angazhuara dhe në koordinim të ngushtë me BE. Kreu i LSI-së, shprehu angazhimin e forcës politike që drejton në përmbushjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me familjen e madhe europiane.
“Takimi me Zëvëndës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Filip Riker u përqëndrua në rëndësinë e përparimit të reformave, të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Europian për të cilat Shtetet e Bashkuara janë fuqimisht të angazhuara dhe në koordinim të ngushtë me BE-në. Në këtë drejtim unë shpreha vendosmërinë dhe angazhimin e LSI-së për ti shërbyer këtij qëllimi, që përmes një klime sa më konstruktive dhe pozitive të përshpejtojmë këtë axhendë, e cila tashmë është e konrketizuar edhe me planin e veprimit që i’u dërgua edhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, plan veprimi i cili ka edhe kontributin dhe përkrahjen e opozitës”,- u shpreh Meta.
(el.me/BalkanWeb)