E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, 36-vjeçari hidhet nga ballkoni

Vlorë

Depresioni është bërë shkak që një 36-vjeçar nga Vlora të tentojë vetëvrasjen, duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:00, në një nga pallatet që ndodhen pranë postës së qytetit bregdetar. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se 36-vjeçari Artan Aliaj, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt urgjencës së spitalit rajonal të qytetit. Mësohet se 36-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta dhe dëmtim të organeve të brendshme, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Ndërsa nuk ka një variant zyrtar të ngjarjes, mësohet se Artan Aliaj kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ai kishte tentuar disa herë të tjera të vetëvritej. Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›