Flokët e parë të borës në Dibër dhe Kukës, mungon energjia elektrike
Dibër- Temperaturat e ulëta kanë prekur vendin tonë ditët e fundit duke bërë që mbrëmjen e djeshme të bien edhe rreshjet e para të dëborës.
Në zonat veriore dhe verilindore të vendit flokët e dëborës kanë zbardhur faqet e malit në lartësinë mbi 800 metra si dhe rrugët e qyteteve deri në trashësinë 5 cm.
Qytetet që kanë sjellë dimrin para kohe këtë vit, me rreshjet e para të dëborës janë Kukësi deri në zonat e thella malore të Dibrës.
Për pasojë, në disa lagje të qyteteve ka munguaar energjia elektrike për më shumë se 48 orë.
Sipas metereologëve, reshjet e shiut nuk do të mungojnë gjatë gjithë javës ne vazhdim. Moti parashikohet me vranësira të ndërrueshme e të dendura, me reshje dhe shtërngata shiu, e pjesërisht edhe stuhi.
Temperaturat në vendet malore pritet të jenë 5 dhe13 gradë celcius, në vendet e ulta 10 dhe 19 gradë celcius dhe në bregdet 11 dhe 20 gradë celcius.
/IDEA/