E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandy godet lindjen e SHBA-ve, përmbytje dhe viktima (FOTO/VIDEO)

SHBA- Super stuhia Sandy ka përfshirë bregdetin lindor të Shtetevr të Bashkuara me stuhi dhe erëra të fuqishme duke sjellë përmbytje të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke marrë 13 jetë njerëzish.

BBC-ja raporton sot se Sandy ka shkaktuar një rritje rekord të nivelit të detit në qytetin e Nju Jorkut, përmbytje të metrove, rrugëve dhe zhytjen në errësirë të Manhattan-it të Poshtëm.

Vlerësohet se 50 milionë njerëz mund të preken, e deri tani 1 milionë janë urdhëruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Uragani Sandy sjell përmbytje

Të paktën pesë milionë njerëz anëmbanë disa shteteve të Amerikës janë pa energji elektrike. Gjatë javës së kaluar Sandy ka vrarë dhjetra njerëz dhe ka sjellë shumë shkatërrime nëpër Karaibe. Transproti publik është pezulluar në disa qytete lindore të SHBA-ve dhe mijëra fluturime janë anulluar.

Pemë të rrëzuara nga Sandy

Analsitët thonë se sistemi 108-vjecar i metrove në Nju Jork kurrë nuk është përballur me një katastrofë të tillë shkatërruese si ajo që u përjetua natën e fundit.

Më shumë se 200 pacientë janë evakuuar nga spitali Tisch i Nju Jorkut, pasi energjia elektrike u ndërpre si pasojë e uraganit.

Përmbytjet e rrugëve nga uragani

Centrali bërthamor më i vjetër në Amerikë, Oyester Creek në New Jersey është vënë në alarm për shkak të rritjes së ujit teksa bursat do të qëndrojnë të mbylluara edhe gjatë ditës së sotme, hera e parë kjo për shkak të motit të keq që prej vitit 1888.

Presidenti Barak Obama dhe republikani Mitt Romney fushatat kanë anulluar pak më shumë se një javë para zgjedhjeve presidenciale.  Pjesa më e madhe e AtlantikCity është nën ujë, dhe 30.000 banorë janë evakuuar. Selia e OKB-së në Nju Jork është mbyllur.

Përmbytje në Nju Jork

Zyrtarët raportuan të paktën 12 të vdekur në Nju Xhersi, Nju Jork, Maryland, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut – për shkak të disa pemëve të rrëzuara.  Përveç vdekjeve në SHBA, një grua kanadeze u raportua e vrarë nga mbeturinat fluturues në Toronto. Parashikuesit e motit kanë thënë se Sandymund të ndalet në më shumë se 12 shtete për 24-36 orë.

Proces evakuuimi nga uragani

Presidenti Obama deklaroi emergjencat në Massachusetts, Connecticut, Rhode Island, New York, New Jersey dhe Pennsylvania. Në Uashington DC, zyrat e qeverisë federale janë të mbyllura deri të mërkurën.

Transporti publik u pezullua në kryeqytetin amerikan, Nju Jork, Baltimore, Filadelfia dhe Boston. Amtrak ka pezulluar shërbimet e trenave të pasagjerëve në të gjithë veri-lindjen, ndërsa rreth 14.000 fluturime u anulluan, sipas Flightaware.com.

Dëme nga uragani

Deri në 91cm e dëborës pritet të bjerë në malet Appalachian në West Virginia, Virginia, Kentuckydhe. E vlerësuar si fatkeqësi firma Eqecat ka parashikuar që Sandy mund të shkaktojë humbje ekonomike në SHBA mes të 10 miliardë deri në 20 miliardë dollarë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›