Shperthim prane shkolles Edit Durham ne Tirane
Një shpërthim ka ndodhur në të gdhirë në rrugën Sami Frashëri, pranë Shkollës “Edit Durham” në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale kryesisht në fasadën e një dyqani veshjesh dhe pajisjesh sportive, i cili dyshohet të jetë dhe objektivi i shpërthimit. Pronarët e dyqanit të pyetur nga policia ka deklaruar se nuk kanë patur probleme apo konflikte që mund të ishin objekt I një ngjarjeje të tillë. Policia ka nisur hetimet për ndonjë kanosje të mundshme ndaj pronarëve, por edhe për ndonjë tentative të mundshme për vjedhje. Sipas policisë sasia e lëndës eksplozive të përdorur ishte e pakët dhe e aktivizuar me ndezës mekanikë.