Flora fiton në kampionat, Kukësi s’i trembet aspak
Kundërshtari i Kukësit në Ligën e Europës, Flora Talin, ka fituar dje në kampionatin estonez 1-0, duke u ngjitur në vend të dytë dhe duke qenë vetëm një pikë larg vendit të parë, pretendent për të fituar titullin kampion. Por kjo pak rëndësi ka pasur për drejtuesit kuksianë, të cilët kanë vijuar stërvitjen në Kamëz, duke u përgatitur siç duhet për ndeshjen e ditës së enjte. Kundërshtari ka fatin që është në mesin e kampionatit të tij, pra në kulmin e formës, por kuksianët barazuan 1-1 në ndeshjen e parë. Verilindorët pretendojnë patjetër të kalojnë turin e parë dhe mundësitë janë, mjafton një barazim 0-0, ose fitore.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)