Laçi kërkon përmbysjen sot kundër Diferdanzhit
Ekipi i Laçit do të luajë sot ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës, teksa në orën 19:30, në Luksemburg, do të përballet me Diferdanzhin, i cili mori një fitore 1-0 në ndeshjen e parë në Korçë. Ishte një surprizë e hidhur për kurbinasit, që gjithsesi, janë shprehur se do të përmbysin rezultatin sot në ndeshjen e kthimit. Amatorët e Diferdanzhit janë gati të kalojnë këtë tur, prandaj shihet se kjo ndeshje do të jetë shumë e luftuar, sidomos nga kurbinasit, për të vënë nderin në vend, por edhe për të shuar zërat për një trukim të ndeshjes së parë, për të dëshmuar që ishte thjesht rastësi dhe asgjë më shumë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)