Florenc Shamo kunder ekstradimit ne Shqiperi ose Itali
HALIFAKS - Nje shqiptar, i cili po mbahet ne paraburgim ne Halifaks ne Kanada, ku u arrestua me 16 janar per falsifikim dokumentesh te identitetit, ka kerkuar azil politik pasi nuk do qe te ekstradohet ne Shqiperi apo Itali. I arrestuari Florenc Shamo, kerkohet ne Itali per vrasjen e nje bashkatdhetari. Sipas policise kanadeze, Shamo do te dale perpara gjykates me date 24 shkurt, pasi ka bere kerkese per azil politik dhe per mos-ekstradim e tij ne Itali, apo Shqiperi. Sipas tij, nese ekstradohet atij i rrezikohet jeta. Shamo u arrestua me te mberritur ne Kanada ne janar te ketij viti. Ai po udhetonte nga Spanja dhe ne Kanada, eshte paraqitu si qytetar italian, me emrin Vincenco Xheracitano. Me te mberritur ne Kanada, oficeret e kufirit krahasuan fotografine ne pasaporten e 24-vjecarit me nje foto te nje urdher-arresti te leshuar ndaj Florenc Shamos. Fotoja kishte ardhur nga Bordi i Refugjateve dhe Emigracionit ne Kanada. Pas verifikimeve ka rezultuar se, emri se bashku me pasaporten italiane ishin false. Me pas, 24-vjecari ka thene tek oficeret se, emri i tij ishte Mario Shamo, por qe me vone ai u identifikua si Florenc Shamo, nga Shqiperia. Ai eshte akuzuar se ka qene pjese e nje bande shqiptare, qe vrau nje patriotin e tij, ne gusht te vitit 2007, ne Firenze, Itali. Florenca Shamo, para nisjes per ne Kanada kishte bere operacion plastik dhe kishte ndryshuar paraqitjen e jashtme, me qellim qe te mos arrihej te identifikohej dhe kapej nga policia. Por karabinieret italiane, ne bashkepunim me policine kanadeze e kane vene ne pranga ate disa dite me pare. 24-vjecari Florenc Shamo, akuzohet per vrasjen e bashkatdhetarit te tij, Ervis Daci. Shamo, duket se e kishte kuptuar qe policia italiane kishte rene ne gjurmet e tij dhe se rrezikohej te arrestohej. Ai kishte arritur qe te kalonte ne Greqi, ku i ishte nenshtruar nje operacioni plastik dhe me pas kishte arritur qe te mberrinte ne Kanada me nje anije te nisur nga Spanja.
A. Cena
A. Cena