E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajthitja, "PS njeh punen e zeze"

Hapat e pare te premtimeve elektorale nga kampi roze, po shoqerohen me deklarata qe nga specialiste konsiderohen si te papergjegjshme, te paligjshme dhe nxitese te kaosit juridik ne vend. Partia Socialiste ka bere te ditur dje nje nga pikat e saj te programit elektoral mbi grate qe lindin. Per ta shpalosur kete program, nepermjet nje deklarate per shtyp, Koordinatorja Kombetare e Forumit te Gruas ne PS, Ermira Danaj, ka leshuar dhe premtimin e kontestueshem: "Nje nder pikat e programit te Partise Socialiste do te jete mundesimi i lejes se lindjes per te gjitha grate qe lindin, pavaresisht nese jane te punesuara apo te siguruara", - ishte premtimi i Danajt. "Ne kete menyre, - shtoi ajo, - ne respektojme dhe mbrojme nje nder te drejtat themelore te nenave dhe femijeve tane".

Deklarata e Danajt, erdhi ndersa ajo paraqiti nje panorame te zymte te gjendjes se grave ne vend. Danaj konstatoi se ne Shqiperi, vetem gjysma e grave qe lindin perfitojne leje lindjeje dhe kjo vjen per shkak te papunesise se larte dhe punesimit pa kontrate dhe pa sigurime shoqerore. Pikerisht ky fakt, sipas Danajt, ka sjelle dhe nismen e PS. Por nje nisme e tille, konsiderohet nga specialistet e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, me se paku si nje lajthitje dhe me se shumti, si nje mosperfillje e hapur e ligjit dhe njohjes se punes se zeze. Sipas Institutit te Sigurimeve Shoqerore, qe nje nene te perfitoje lejen e barrelindjes, duhet qe te kete minimualisht 12 muaj periudhe sigurimi, per cdo rast perfitimi dhe periudha e perfitimit eshte 365 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 42 ditesh pas lindjes se femijes. Por sigurisht, autoritetet shteterore perjashtojne ne menyre kategorike qe shtetaset qe punojne ne te zeze dhe per rrjedhoje jane te pasiguruara, te ligjerohen ne kete menyre. Sipas tyre, te ndermarresh nje hap te tille, do te thote te njohesh de jure punen e zeze dhe ne vend ta luftosh ate, ta nxitesh dhe perkrahesh.

Leja e lindjes, si funksionon aktualisht

Sipas zyres se shtypit prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, qe nje nene te perfitoje lejen e barrelindjes, duhet qe te kete minimualisht 12 muaj periudhe sigurimi, per cdo rast perfitimi. Perjashtohet nga ky rregull rasti kur gjate periudhes se perfitimit te barrelindjes, gruaja ka kushte per nje perfitim te ri barrelindjeje. Po sipas zyres se shtypit te ISSH-se, periudha e perfitimit eshte 365 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 42 ditesh pas lindjes se femijes. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se nje femije, periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 60 dite para dhe 42 dite pas lindjes se femijeve. Sipas zedhenesit Fatjon Ferko, e ardhura per barrelindje per gruan e siguruar eshte ne masen 80 per qind e pages per 6-mujorin e pare si dhe 50 per qind e pages gjate 6 mujorit te dyte te lejes se lindjes. Gruaja e siguruar, qe me vendim te komisionit mjekesor kompetent ndryshon vendin e punes per arsye shtatzenie, ka te drejte te perfitoje kompensim te ardhurash per pakesimin qe peson nga ndryshimi i vendit te punes. Sipas zyres se shtypit te ISSH-se, ky kompensim jepet ne rast se eshte derdhur kontribut per nje kohe jo me pak se 12 muaj.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›