Rama: 18 vjet pas demokracise, papunesi dhe varferi kudo
Kryetari Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te takimeve me vullnetaret socialiste ne qytetin e Skraparit, u beri thirrje te pranishmeve se nuk kishte ardhur per t'i percaktuar drejtimin politik, por te ecnin drejte dhe perpara. "Nuk kam ardhur ketu per ta ndare, por per ta bashkuar Skraparin. Nuk kam ardhur ketu per t'ju thene pse nuk duhet te shikoni majtas dhe djathtas, por kam ardhur per t'ju thene pse duhet te shikojme drejte e perpara, per nje politike te re, e cila nuk eshte e politikaneve, por e qytetareve", deklaroi Rama. Sipas tij, politika e re nuk i konsideron Skraparin apo Shkodren si bastione te atyre qe zgjidhen, por si bastione te atyre qe zgjedhin. "Nuk e konsideron Skraparin dhe Shkodren si bastione te atyre qe perfaqesojne njerezit, por te njerezve qe meritojne te perfaqesohen me mire, me denjesisht dhe qe meritojne qe me voten e tyre, te marrin mbrapsht ato per te cilat votojne", theksoi kryesocialisti perpara skraparllinjve. Ai u ka kerkuar qytetareve te behen zedhenes te nevojes per ndryshim, qe edhe Skrapari si gjithe Shqiperia, ka nevoje per 18 vjet, duke u bere lajmetare te rruges se ndryshimit, se ne Shqiperi nuk mund te durojne edhe 4 vite te tjera ne keqqeverisje. "Askush nuk mund ta besonte ne lindjen e demokracise, se Skrapari i 18 viteve me vone, do te ishte vend i nje papunesie te madhe dhe nje varferie qe ndihet kudo", deklaroi Rama. Sipas tij, askush nuk mund ta dinte se edhe 18 vjet pas lindjes se demokracise, arratia nga Shqiperia do te mbetej ilaci i vetem i qindra mijera familjeve te varfra, te papuna, te pa shpresa. Ne fund te takimit, kryetari i selise roze deklaroi s ne 28 qershor shumica e papushtetshme do ta cliroje nga litaret e pakices se pushtetshme endrren evropiane te lirise, barazise dhe vellazerimit.
D.Dedej
D.Dedej