"Me ndihmoni te gjej vajzen time"
Sarande- Ne dhjetor te vitit 1998, Pranvera Lumani do te largohej nga shtepia drejt Greqise, pa njoftuar prinderit dhe duke braktisur burrin dhe djalin 2-muajsh pas konflikteve. Prej 11 vitesh familja me banim ne Sarande, nuk merr asnje lajm. Ata nuk dine ku ndodhet dhe ne se eshte ende gjalle apo ka vdekur vajza e tyre, sot 28-vjece. Ankthi i perjetuar ka bere qe i ati i Pranveres, Selfo Lumani, i cili ka vuajtur vite te tera burg ne kohe te diktatures, te humbase durimin. "Vetem nje telefon te me beje ime bije. Te degjoj zerin e saj dhe te mesoj nese eshte gjalle. E kam falur per te gjitha dhe nuk i kerkoj llogari per vitet e heshtjes dhe mos interesimit per femijen e saj, djalin qe ka lene dhe tani eshte bere 11 vjec", shprehet i moshuari, qe hedh edhe dyshime se ajo mbahet nga nje tutor qe nuk e le te komunikoje me familjen.
Historia e Pranvera Lumanit nis 11 vite me pare kur ajo braktisi femijen dhe burrin, prinderit dhe te afermit. Sipas informacioneve qe kane marre familjaret, ndalesa e saj ka qene Athina, ndersa rrugetimin e ka bere me copa, duke iu fshehur policise greke. Babai i Pranveres rrefen per gazeten "Koha Jone" se ne fillim e bija eshte vendosur ne lagjen "Milus Argos" te Athines. "Atje eshte regjistruar me emrin Katerina Thano. Pas disa telefonatave deri ne vitin e pare nuk kam pasur asnje kontakt apo lajm per te. Me tej vetem lajme te pasakta", thote ai. Nje i njohur nga fshati Shenvasil, ku kane jetuar vite me pare, i ka deklaruar Selfos se e kishte pare te bijen e tij ne nje poste policie dhe kishte mesuar se ishte duke nxjerre dokumentet. Por vetem kaq. Asgje me shume. "Edhe ky lajm me duket i pabazuar dhe une nuk e di sa i vertete eshte", sqaron i moshuari.
Shkak i braktisjes se familjes nga Pranvera, sipas babait te saj jane bere sherret e here pas hershme me bashkeshortin dhe familjen e tij. Ai e trajtonte keq dhe ishte njeri qe nuk punonte. Gjate sherrit i kerkonte Pranveres qe te merrte te holla nga familja dhe te jetonin. Duket se nje kerkese e tille ishte e papranueshme per Praveren, pasi prinderit e saj e nxirrnin buken ne pune te veshtira dhe te ardhurat i kishin te pamjaftueshme. "Por me mire ta ushqeja une, se te me ikte ne emigracion pa asnje adrese dhe pa nje lajm prej 11 vitesh", shprehet Selfo.
Pranvera ka edhe nje femije, te cilin e ka dy muajsh kur u largua. Gjyshi i te miturit tregon se pasi e ka mbajtur per disa vjet, e kishte te pamundur me tej. "I ati nderhyri duke e derguar ne Shtepine e Femijes Tirane. Aty jeton edhe sot. E kerkon here pas here te emen dhe pyet nese ka ndonje lajm", vijon rrefimin i moshuari. Kerkimet jane kryer brenda dhe jashte vendit. Tre vellezerit e Pranveres, qe sot eshte 28 vjece, kane kryer kerkimet e tyre private, por edhe ata pa rezultat.
Bardhyl Bejko