E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj jep sqarime për drogën e kapur në Sarandë

Sipas policisë së shtetit Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, e pajisur me aparatura dixhitale, mbrëmë dha rezultatin e parë. Kjo qendër ka pikasur mjetin lundrues tip Skaf në det, i cili po tentonte të vinte nga ishujt në veri të Korfuzit në drejtim të brigjeve shqiptare.

“Në vijim të këtij operacioni nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, mbrëmë rreth orës 22.15’, në vendin e quajtur plazhi i Bunecit-Sarandë, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth prej 676.25 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Sasia e drogës është gjetur në një fugon, e sistemuar në 18 çanta sportive. Nga verifikimet e kryera nga strukturat e policisë rezultoi se ky automjet drejtohej nga shtetasi Kledian Shefik Koka, 31-vjeç, lindur në Progonat, Tepelenë e banues në Sarandë, i dënuar më parë në shtetin grek me 4.5 vjet burg për “Trafik të narkotikëve”. Nga informacionet e grumbulluara rezulton se kjo sasi lëndë narkotike do të trafikohej në drejtim të vendeve fqinje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›