E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florentino: Ronaldo dhe Reali kombinim ideal

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se klubi është i lumturr me muajt e parë të Cristiano Ronaldos në klubin spanjoll.

Pavarësisht se qëndroi dy muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm për Real Madridin që nga arritja e tij nga Manchester United gjatë verës, për një shumë prej 94 milionë euro.

"Ai dëshiron të jetë më i miri dhe këtë dëshiron edhe Madrid, andaj ky është një kombinim shumë i mirë. Ne kemi nevojë për lojtarë të cilët mendojnë se ëndrrat nuk janë të parealizueshme".

"Unë e njoh atë dhe ka shumë gjëra që thuhen dhe të cilat nuk janë të vërteta. Cristiano Ronaldo dhe Bernabeu janë një kombinim i përkryer", ka thënë Perez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›