E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italisë, Interi në çerekfinale

Uesli Shnajder ishte njeriu-gol në mbrëmjen e djeshme për skuadrën e Mourinjos. Fantazisti hollandez realizoi golin e kualifikimit në minutën e 15-të të pjesës së dytë, me një goditje dënimi. Interi pati raste për të shënuar edhe në pjesën e parë, pasi goditi dy herë shtyllën.Trajneri portugez kishte bërë disa ndryshime në formacion në takimin e mbrëmshëm, ku Muntari luajti në një rol të pazakontë për të, si mbrojtës i majtë. Për t’u vlerësuar edhe debutimi i të riut Donati në krahun e djathtë të mbrojtjes.Kështu, Interi arrin rezultatin maksimal me përpjekjen minimale dhe tashmë zikaltrit arrijnë në çerekfinalen e Kupës. Kundërshtari i Interitnë këtë fazë do të vendoset nga takimi midis Juventusit dhe Napolit që do të luhet më 13 janar.Inter 1 – 0 Livorno, (Shnajder 60’)Inter (4-3-1-2): Toldo 6; Donati 6 (83' Maicon), Lucio 6,5, Chivu 6, Muntari 6; Vieira 6, Stankovic 7, Thiago Motta 6; Sneijder 7,5; Balotelli 6, Suazo 6 (76' Milito 5,5). (Julio Cesar, Eto'o, Cambiasso, Khrin, Stevanovic). Trajner: Mourinho.Livorno (3-5-2): Benussi 6; Perticone 6, Rivas 6, Knezevic 5,5 (46' Diniz 5,5); Marchini 5, Bergvold 5,5 (72' Pulzetti), Mozart 6, Candreva 5,5, Pieri 5,5; Danilevicius 5 (63' Dionisi 6), Lucarelli 5. (De Lucia, A.Filippini, Simeoni, Raimondi). Trajner: Cosmi.Gjyqtar: PeruzzoKartonë të verdhë: Stankovic (I), Diniz, Marchini (L)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›