Salihi vijon serinë e golave, shënon ndaj Celtic
Hamdi Salihi vazhdon me momentin e tij të artë. Sulmuesi i Kombëtares dhe i skuadrës së Rapidit të Vjenës ka shënuar dje një tjetër gol këtë herë në Europa Ligë në takimin Rapid i Vjenës -Selltik i përfunduar në barazim 3-3. Salihi ka luajtur titullar dhe ka shënuar në minutën e 19-të të takimit golin e tretë për Rapidin, por ka dhënë edhe një asis te goli i dytë i skuadrës së tij. Ky është goli numër 15 këtë sezon për shkodranin ku 12 i ka shënuar në kampionat dhe 2 në kupë.